image Xavi me ide interesante nëse vjen në Barcelonë

Futboll

Futboll/ Xavi me ide interesante nëse vjen në Barcelonë

news image

Xavi Hernández, ish-kapiteni i Barcelonës, aktualisht trajner i Al-Sadd, ka pranuar se riblerja e Neymarit nga “blaugranat” do të ishte një lëvizje e shkëlqyeshme.

“Unë do të nënshkruaja me një sulmues anësor si Neymar, nuk e di nëse ai do të përshtatej në anën sociale, por në aspektin futbollistik nuk kam asnjë dyshim se do të ishte një nënshkrim spektakolar. Barça tashmë ka një lojë të ztabilizuar nga brenda, por i mungojnë lojarët anësore, siç i ka Bayerni. Nuk nevojiten shumë blerje, vetëm lojtarë të tillë si Jadon Sancho, Serge Gnabry … ”

Në këtë kuptim, Xavi Hernández e ka në mendje një “Dream Team”, të cilën do të donte ta drejtonte.

“Barcelona ka lojtarë të jazhtëzakonshëm. Duke filluar nga portieri, i cili më duket më i miri në botë; Jordi Alba, për mua, është mbrojtësi më i mirë i majtë në botë; Piqué, qendërmbrojtësi më i mirë në botë; Busquets, mesfushori më i mirë mbrojtës, dhe Messi, lojtari më i mirë në botë. Nëse këtyre  u shton edhe De Jongun dhe Arthur – ata më duken si futbollistë që do të luajnë edhe dhjetë vite të tjera te Barça – baza është shumë e mirë,” – vijoi më tej Xavi.

Parashikimi i Johan Cruyff

Pasi theksoi se Johan Cruyff është njeriu që ndryshoi historinë e futbollit, Xavi shtoi se “nëse futbolli është fe, ai (Cruyff) është Zot i tij. Ne u takuam disa herë. Ai më tha që një ditë Barça do të vinte të më kërkonte dhe më dha disa këshilla, që të isha gati: “Jo të gjithë kanë përvojën tuaj, ju e kuptoni klubin, lojën, ndaj merrni përsipër gjithçka, të mos vendosin të tjerët, por ju.”

Barcelona e kërkoi pak muaj më parë Xavin, pasi shkarkoi Valverden, por ai vuri kusht që do ta niste projektin e tij vetëm pasi të kishte përfunduar sezoni.