image Xavi kundër vendimit të LaLigas: Mallorca-Barça nuk duhet të luhet

Futboll

Xavi kundër vendimit të LaLigas: Mallorca-Barça nuk duhet të luhet

news image

Xavi Hernández foli në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes me Mallorcan, në raundin përmbyllës të fazës së parë të La Liga-s. Trajneri i Barcelonës shpjegoi fillimisht situatën me mungesat.  

“Jemi në një situatë ekstreme, sepse kemi 17 apo 18 mungesa. Mendoj se është rikthyer Umtiti, i cili ka rezultuan negativ. Ishte momenti për ta pezulluar ndeshjen, por prishte gara. Një ndeshje u pezullua sepse Sevilla kishte tre amerikano-jugorë jashtë dhe ne patëm një. Rregullat janë të ashpra dhe ne do të duhet të zbresim në fushën.

Mallorca duket se është në një situatë të ngjashme me tonën. Nuk ka kuptim të luajmë nesër. Situata është kaotike. Ndeshja duhet të ishte ndërprerë, por ne do të luajmë me ata që kemi në dispozicion për të fituar. Nuk e kuptoj pse do të luhet kjo ndeshje.

Pse këmbëngul LaLiga? Është pyetje për presidentin e La Ligës. Është fakt që kemi 17 apo 18 “viktima” për shkal të COVID-it. As Mallorca nuk do të ketë skuadrën e saj dhe as Barça. Është një ndeshje që do të luhet në një situatë ekstreme. Kemi 11 raste me COVID dhe mund të ketë edhe më shumë. Është ndalur Seria B në Itali, basketbolli… Sinqerisht nuk e kuptoj.”

Vendimi i Dembelesë: “Po negociohet. Menaxherët ndonjëherë janë të vështirë. Qëndrimi ynë është i qartë dhe është në proces. Jam optimist për Dembélénë. Duhet të shkojmë në të njëjtin drejtim. Kam folur sërish me lojtarin. Nuk jam i zhgënjyer, gjithmonë ka një tërheqje.

Menaxherët me siguri nuk e kuptojnë se jemi në një situatë të vështirë. I bëjmë një propozim të mirë Dembélésë, ekonomik dhe sportiv. Pozicionet janë pak larg. Por Ousmane është një futbollist i trajnuar për të qenë një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij. Besoj se është një mundësi për të dhe se nuk mund ta humbasë.”

Morata dhe Haaland?: “Le të flasim për lojtarët që kemi, Ferran dhe Daniel Alves, të cilët do të na japin shumë. Pjesa tjetër janë hipoteza. Të flasësh për ta as më përmirëson dhe as nuk më lëndon. Le të flasim për ata që kemi. /Gazeta Sinjali Sporti/