Trajneri i Barcelonës, Xavi ka konfirmuar largimin e Ousmane Dembeles nga Barcelona, duke thënë se oferta e PSG-së për të ishte më e madhe.
Sipas Xavit, Barcelona nuk mund të konkurrojë financiarisht me një ekip si PSG-ja.
“Ousmane Dembélé na tha se dëshiron të largohet dhe t’i bashkohet PSG-së. Ne nuk mund të konkurrojmë, oferta e PSG-së është e madhe dhe jashtë merkatos – ai foli me Luis Enrique dhe Al Khelaifi.
“Më dhemb sepse ne u kujdesëm për të për ta bërë të lumtur këtu. Por ne nuk mund të konkurrojmë, ai po largohet”, deklaroi Xavi.
PSG pritet të aktivizojë së shpejti klauzolën ‘private’ për Dembelen 50 milionëshe, dhe operacioni mund të kryhet deri në fund të javës.