image Xavi i habitur nga intensiteti i Arsenalit: Luajtën sikur në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, nuk ishte normale

Futboll

Xavi i habitur nga intensiteti i Arsenalit: Luajtën sikur në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, nuk ishte normale

news image

Tekniku i Barcelonës, Xavi ka mbetur i befasuar nga intensiteti i Arsenalit në një miqësore para-sezonale pasi Barcelona pësoi një humbje 5-3 nga londinezët në Shtetet e Bashkuara.

‘Topçinjtë’ arritën një fitore të rehatshme ndaj kampionëve spanjollë me një dopietë nga Leandro Trossard dhe golave të Bukayo Saka, Kai Havertz dhe Fabio Vieira në atë që ishte ndeshja e tyre e katërt dhe e fundit e turneut të tyre parasezonal në Amerikë.

Xavi vuri në dukje se niveli i lojës së Arsenalit ishte i krahasueshëm me një lojë të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që Barcelona ishte ende duke u rritur fizikisht, duke luajtur vetëm ndeshjen e parë të turneut pasi përballja e tyre hapëse kundër Juventusit u anulua për shkak të sëmundjes. Ai u ankua për “intensitetin” dhe mendoi se “nuk ishte normale për një miqësore” në parasezon.

“Ka qenë një lojë shumë e mirë për spektaklin, jo aq për trajnerët. Është vënë re se ata bënë goditje shumë më tepër se ne. Ne kemi qenë të butë në mbrojtje”, tha ai pas humbjes.

“I thashë Mikel Artetës në fund të lojës se dukej si një lojë e Champions League sepse intensiteti që ata vendosën nuk ishte normal për një miqësore, por e kuptoj që të gjithë duan të fitojnë. Për ne ishte ndeshja e parë dhe ne erdhëm nga një virus”, shtoi ai.

Xavi gjithashtu pohoi se skuadra e tij po lufton me disa lëndime që detyruan Gavi dhe Clement Lenglet të mbeten jashtë fushës. Megjithatë, ai gjeti disa aspekte pozitive në performancën e Barcelonës duke marrë parasysh aftësinë e lojtarëve dhe rikuperimin nga sëmundja.

“Ne nuk mund të llogarisnim te Gavi dhe [Clement] Lenglet. Lojtarë që kanë luajtur me pozicione që nuk janë të natyrshmet e tyre. Kemi parë gjëra pozitive dhe të tjera jo aq shumë.

“Nuk më ka befasuar e jona, por e tyre. Kaq intensitet apo kaq shumë faule taktike nuk është normale. Të gjithë duam të garojmë, por kjo është miqësore. Ata janë me një ritëm të ndryshëm intensiteti. Janë parë gjëra pozitive dhe në përgjithësi jam i lumtur përpos rezultatit, konkluzionet janë pozitive”, tha ai.

/GazetaSinjaliSport/