Emri i Haaland është rikthyer këtë javë në ballë të lajmeve të Barçës pasi një takim mes lojtarit dhe Xavi Hernández në Mynih doli në dritë. Nuk duhet harruar se pak ditë më parë agjenti është parë edhe me Joan Laporta.
Legjenda dhe trajneri i Barcelonës, Xavi foli edhe për një transferim të mundshëm të bomberit norvegjez Haaland.
“Haaland? Nuk mund të jap detaje, vetëm të them se po punojmë për të tashmen dhe të ardhmen e klubit”, tha Xavi, shkruan Marca, përcjell Sinjali Sport.
Trajneri, i cili është takuar këtë javë me golashënuesin, e bën të qartë se përgjegjësia për të marrë pjesë aktive në nënshkrime nuk rëndon mbi të.
Ai tutje shtoi se: nuk mund të shkoj më tej, kur të mundem do të jemi të parët që do ta themi. Për shembull dje ne lajmëruam ardhjen e Pablo Torre, nuk kam pse të them apo të njoftoj asgjë, vetëm se po punojmë për të mirën e klubit, të ardhmes dhe të tashmes.
“Ne jemi një ekip, me presidentin në krye, Mateu, Jordi… Më japin shumë besim, nuk mund të kërkoj më shumë. Nuk vendos vetëm unë, askush nuk vendos në mënyrë të njëanshme”, përfundoi ish-mesfushori spanjoll.