image Xavi flet pas barazimit me Osasunën: Objektiv e kemi të hyjmë në top katër

Futboll

Xavi flet pas barazimit me Osasunën: Objektiv e kemi të hyjmë në top katër

news image

Trajneri i Barcelonës, Xavi është deklaruar pas barazimit me Osasunën.

Barcelona ishte në avantazh ndaj Osasunas, mirëpo në fund arriti të fitojë vetëm një pikë.

Pas ndeshjes, Xavi zbuloi se synimi është që ta përfundojnë këtë sezon në top katër, andaj duhet të vazhdojnë të jenë garues.

“Pas 1-2 ishte koha që ta kishim topin, të jemi më të qetë dhe të kontrollojmë, nuk e dinim si të luajmë në gjysmën e kundërshtarit për një kohë”.

“Abde ishte i pabesueshëm dhe Nico dhe Gavi. Lojtarët e rinj po e mbështesin skuadrën, janë ata që e bëjnë ndryshimin”.

“Duhet ta ndryshojmë këtë dinamikë negative. Objektivi është të jemi në top katër, të provojmë të jemi në luftë për La Liga dhe besojmë. Duhet të vazhdojmë të garojmë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barcelona renditët në pozitën e tetë në tabelë me 24 pikë, plotë 15 prapa liderit, Real Madrid. /Gazeta Sinjali Sporti/