Sulmuesi i Chelseas, Willian ka paralajmëruar largimin nga klubi londinez gjatë afatit veror.
Në një prononcim për ‘Expediente Futebol’, Willian ka thënë se nuk pret që të rinovoj me skuadrën e Chelseas, transmeton Gazeta Sinjali.
‘Do të jetë e vështirë për mua që të rinovoj sepse Chelsea më ofroj mua dy vite kontratë, kurse unë kam kërkuar tre vite dhe negociatat kanë mbaruar aty. Ne nuk kemi biseduar më’, u shprehë ai.
Willian në merkaton verore do të jetë lojtar i lirë dhe ka oferta nga Arsenal dhe Tottenham./Gazeta Sinjali/