image Will Smith pranohet në një klinikë rehabilitimi

Bota e Yjeve

Will Smith pranohet në një klinikë rehabilitimi

news image

Pas sulmit ndaj Chris Rock në Oscars të këtij viti, Will Smith do të kërkojë ndihmë nga ekspertët për të përballuar stresin në një klinikë rehabilitimi të famshëm.

Aktori amerikan ishte fjala kryesore e mbrëmjes së ndarjes së çmimeve të Akademisë, kur e goditi me shuplakë humoristin pasi bëri një shaka për flokët e rruar të gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Ky moment pati pasoja të tilla, saqë siç raporton gazeta britanike ‘The Sun’, artisti do të kalojë pak kohë në një klinikë rehabilitimi.

 “Ndikimi i reagimit e ka goditur fort Will-in, kështu që ai do të marrë ndihmë për të përballuar stresin”, shpjegoi gazeta.

/GazetaSinjali/