image Goditi me shuplakë komedianin Chris Rock - Will Smith merr vendimin e papritur për Oscars

Bota e Yjeve

Goditi me shuplakë komedianin Chris Rock – Will Smith merr vendimin e papritur për Oscars

news image

Aktori amerikan, Will Smith, ka dhënë dorëheqje nga Akademia Oscars pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Oscars që u mbajt të dielën e kaluar.

“Veprimet e mia në edicionin e 94-të të Çmimeve Oscars ishin shokuese, të dhimbshme dhe të pafalshme”, tha aktori përmes një deklarate.

Akademia tha se ka pranuar dorëheqjen e tij dhe do të vazhdojë të “lëvizë përpara” me procedurat disiplinore.

Smith e goditi me shuplakë komedianin Rock pasi ky i fundit bëri një shaka për kokën e rruar të gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Disa minuta më vonë ai fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rolin e tij në filmin King Richard, ku Smith portretizoi babanë e tenisteve Venus dhe Serena Williams.

Dorëheqje a Smith, sipas Hollywood Reporter, nënkupton se ai më nuk mund të votojë për Oscars, por mund të nominohet në të ardhmen dhe të mbajë çmimin që ka fituar.

“Kam tradhtuar besimin e Akademisë. Ua kam hequr të nominuarve dhe fituesve mundësinë e tyre për të festuar dhe për nderuar punën e tyre të jashtëzakonshme. Jam zemërthyer”, shtoi aktori amerikan.

/GazetaSinjali/