image Reali udhëton drejt Bilbaos me 11 mungesa, ftohen 7 futbollistë nga akademia

Futboll

Reali udhëton drejt Bilbaos me 11 mungesa, ftohen 7 futbollistë nga akademia

news image

Real Madridin pret një ndeshje shumë e vështirë të mërkurën mbrëma në ‘San Mames’, kur të përballet me Athletic Bilbaon.

Plot 11 lojtarë të ekipit të parë do t’i mungojnë Realit, veçohen Modric, Casemiro (i suspenduar) dhe së fundmi Alaba, derisa s’do të jenë as Asensio e as Rodrygo, për shkak të COVID-19.

Në mungesë të shumë lojtarëve, Ancelotti i ka ftuar 7 të akademisë, përfshirë talentet Peters dhe Arribas.

Të rinjtë zëvendësues në port pas Courtois do të jenë Toni Fuidias dhe Piñeiro (të juvenil B), derisa janë ftuar edhe Miguel, Rafa Marín, Blanco, Arribas dhe Peter.

Lista e të ftuarve:

Portierë: Courtois, Fuidias, Diego Piñeiro

MbrojtësNacho, Militao, Vallejo, Lucas, Mendy, Rafa Marín y Miguel

Mesfushorë: Kroos, Camavinga, Valverde, Blanco, Arribas

Sulmues: Benzema, Vinicius, Hazard, Jovic, Mariano, Peter

 /Gazeta Sinjali Sporti/