image Shuplaka në ndarjen e çmimeve, Akademia shpall verdiktin për Will Smith

Bota e Yjeve

Shuplaka në ndarjen e çmimeve, Akademia shpall verdiktin për Will Smith

news image

Bordi i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit u mblodh sot në mëngjes për ta diskutuar dënimin për aktorin Will Smith, i cili gjatë ndarjes së çmimeve Oscars goditi me shuplakë komedianin Chris Rock. Vendimi që u mor, është për t’ia ndaluar Smithit pjesëmarrjen nga të gjitha ngjarjet e akademisë, përfshirë Çmimet Oscars, për 10 vitet e ardhshme.

Akademia ka sqaruar se vendimi i ndalesës për Smith do të vlejë nga 8 prilli, 2022.

“Ceremonia e 94 e Oscars është dashur të jetë një festë e shumë individëve në mesin tonë, që bënë punë të mrekullueshme gjatë vitit të kaluar; megjithatë, këto momente janë vënë nën hijen e një sjelljeje të papranueshme dhe të dëmshme të z. Smith në skenë”, thuhet në deklaratën e Akademisë.

Akademia ka shprehur falënderim për komedianin Rock, siç thuhet në deklaratë, për mbajtjen e qetësisë nën rrethana të jashtëzakonshme.

“Po ashtu dëshirojmë të falënderojmë nikoqirët, të nominuarit, prezantuesit dhe fituesit për durimin dhe mirësinë e tyre përgjatë shfaqjes së ngjarjes Oscar”, thuhet tutje.

/GazetaSinjali/