Deontay Wilder është lidhur me një pensionim të mundshëm që nga humbja e tij ndaj Tyson Fury.
Boksieri amerikan thoshte se kishte ndjenja të përziera pas humbjes, dhe arritja e qëllimeve ka bërë që të mos ketë motivin e duhur.
Megjithatë, ai nuk ka përjashtuar mundësinë që të kthehet në ring. Por, për t’u kthyer në ring ai ka tashmë edhe një shtysë tjetër. Rivali i tij, Fury, ka nisur një mesazh për të.
“Mesazhi im për Deontay Wilder është – vazhdo kampion, mund ta bësh”, ka thënë Fury.
“Unë besoj në Deontay Wilder, ai do të jetë kampion i peshave të rënda përsëri. Bëni mirë ta besoni këtë”, shtoi britaniku.
Fury ka mposhtur Wilderin dy nga tri përballjet e tyre, derisa njëra nga to përfundoi baras. /Gazeta Sinjali Sporti/