image Ribery mendon seriozisht pensionimin

Futboll

Ribery mendon seriozisht pensionimin

news image

Ylli francez, Franck Ribery është në prag të pensionimit nga bota e futbollit.

Ish anëtari i Bayern Munich është afër marrëveshjes së dyanshme me Salernitana, për shkëputjen e kontratës aktuale.

Anësori veteran luan me klubin nga Serie A, por gjasat janë shumë të mëdha që ai mos të mbyll sezonin 2021/22 si futbollist aktiv.

‘Goal’ konfirmon se Ribery po mendon për shkëputje të kontratës dhe pensionim të menjëhershëm.

Lojtari mund të transferohet në ndonjë klub të ri, nëse arrin shkëputjen e marrëveshjes me Salernitana para orës 20:00, por vështirë se kjo ndodh.

Mbetet të shihet nëse sonte Ribery do t’i jap fund karrierës së tij. /Gazeta Sinjali Sporti/