image Kështu ia urojnë pensionimin infketologut Salih Ahmetit

Sociale

Kështu ia urojnë pensionimin infketologut Salih Ahmetit

news image

Është pensionuar infektologu i njohur Salih Ahmeti. Ai gjatë muajit të kaluar ka përfunduar punën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku shpërbeu për shumë vite.

Puna e tij është vlerësuar lartë nga studentët dhe qytetarët.

Kontribut të madh doktori dha sidomos së fundi kur e gjithë bota po përballej me pandeminë.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ai ishte një nga mjekët që u kujdes për pacientët me Covid-19.

Për të uruar profesorin në qytet janë vendosur edhe billborde me fotografinë e tij.

“Faleminderit Dok, urime pensionimi”, shkruhet në billbordin e vendosur në kryeqytet.  

/GazetaSinjali/