image WhatsApp jashtë funksionit, përdoruesit nuk mund të dërgojnë apo marrin mesazhe

Aplikacione

WhatsApp jashtë funksionit, përdoruesit nuk mund të dërgojnë apo marrin mesazhe

news image

WhatsApp ka rënë nga funksioni për përdoruesit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe jo vetëm. Me mijëra njerëz raportojnë se nuk janë në gjendje të dërgojnë ose të pranojnë mesazhe.

Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet, tha se më shumë se 12,000 raporte të problemeve ishin dorëzuar deri në orën 8:30 të mëngjesit.

Megjithatë, numri i përdoruesve që përjetojnë probleme mund të jetë shumë më i lartë për shkak të mënyrës se si faqja e internetit mbledh të dhëna, shkruan Skynews.

Shumë prej tyre janë ankuar në platformat e mediave sociale, si Twitter, se aplikacioni nuk po funksionon.

WhatsApp është një nga platformat më të njohura të mesazheve në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, dhe vlerësohet të ketë më shumë se dy miliardë përdorues aktiv globalisht.

/GazetaSinjali/