Një person i kërkuar nga autoritetet për veprën penale “Kanosje” ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës sapo ka hyrë në territorin e vendit, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Selam Kovaqin, i cili dyshohet se kishte kanosur vazhdimisht ish-vjehrrin e tij përmes aplikacionit WhatsApp.
Sipas kallëzimit të bërë nga viktima Sh. Sh., konflikti kishte lindur pas ndarjes së vajzës së tij nga i dyshuari. Ai ka deklaruar se kishte pranuar vazhdimisht mesazhe kërcënuese, ndërsa rasti i fundit i raportuar kishte ndodhur më 12 maj 2026.
Pas inicimit të rastit dhe lëshimit të kërkimit policor, më 8 qershor 2026 i dyshuari është ndaluar nga Policia në Pikën Kufitare të Hanit të Elezit.
Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit kompetent, Selam Kovaqi është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!