image WhatsApp gjobitet me një shumë rekorde nga Irlanda

Telefona

WhatsApp gjobitet me një shumë rekorde nga Irlanda

news image

Mbrojtësit e privatësisë irlandeze kanë gjobitur me një shumë rekorde WhatsApp për shërbimin e mesazheve.

Kjo gjobë ka ardhur për shkak të mungesës së transparencës në transferimin e të dhënave personale. Autoriteti i mbrojtjes së të dhënave DPC, të enjten vendosi që WhatsApp duhej të paguante 225 milionë euro, gjobë kjo që nga DPC nuk është vendosur kurrë.

Filiali i Facebook e përshkroi dënimin si “krejtësisht të papërshtatshëm” dhe bëri të ditur se do të apelonte.

Aktivisti austriak për mbrojtjen e të dhënave Max Schrems përshëndeti dënimin në një transmetim të enjten, por e vuri shumën në perspektivë: “Edhe 225 milionë janë ende vetëm 0.08% e qarkullimit të grupit të Facebook. GDPR parashikon gjoba deri në 4 për qind e qarkullimit dhe kjo tregon se Agjencia Irlandeze e Mbrojtjes së të Dhënave është ende jashtëzakonisht jofunksionale”.

Autoriteti mbikëqyrës evropian EDPB në korrik ndërhyri dhe i kërkoi DPC të rrisë dënimin për WhatsApp. /GazetaSinjali/