image WhatsApp do të ndalojë së punuari në telefona të vjetër, miliona njerëz do mbeten pa aplikacion - Sinjali

WhatsApp do të ndalojë së punuari në telefona të vjetër, miliona njerëz do mbeten pa aplikacion

news image

Në më pak se dy muaj, WhatsApp do të ndalojë së punuari në shumë modele të telefonave të vjetër.

Aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë rregullisht heq gradualisht mbështetjen për pajisjet e vjetra.

Më 1 nëntor, aplikacioni në pronësi të Facebook do të pushojë së funksionuari në 43 modele të ndryshme telefonave të menqur.

Kjo përfshin iPhone dhe telefona të tjerë që funksionojnë me Android OS të Google.

WhatsApp rekomandon përdorimin e sistemit Android që funksionon me OS 4.1 dhe më të ri, ose iPhone që funksionojnë me sistemin iOS 10 dhe më të ri për aplikacionin.

Këta janë telefonat e mençur që do të humbasin qasjen në aplikacion:

Apple:

IPhone SE, 6S dhe 6S Plus.

Samsung:

Samsung Galaxy Trend Lite, Galaxy Trend II, Galaxy SII, Galaxy S3 mini, Galaxy Xcover 2, Galaxy Core dhe Galaxy Ace 2.

LG:

LG Lucid 2, Optimus F7, Optimus F5, Optimus L3 II Dual, Optimus F5, Optimus L5, Optimus L5 II, Optimus L5 Dual, Optimus L3 II, Optimus L7, Optimus L7 II Dual, Optimus L7 II, Optimus F6, Enact , Optimus L4 II Dual, Optimus F3, Optimus L4 II, Optimus L2 II, Optimus Nitro HD dhe 4X HD, dhe Optimus F3Q.

ZTE:

ZTE Grand S Flex, ZTE V956, Grand X Quad V987 dhe Grand Memo.

Huawei:

Huawei Ascend G740, Ascend Mate, Ascend D Quad XL, Ascend D1 Quad XL, Ascend P1 S dhe Ascend D2.

Sony:

Sony Xperia Miro, Sony Xperia Neo L, Xperia Arc S.

Të tjerët:

Alcatel One Touch Evo 7, Archos 53 Platinum, HTC Desire 500, Caterpillar Cat B15, Wiko Cink Five, Wiko Darknight, Lenovo A820, UMi X2, Faea F1 dhe THL W8.

Nëse keni një telefon të vjetër, mund të rifreskoni në softuerin më të fundit për të vazhduar të përdorni WhatsApp, raporton The Sun.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin