West Hami deklason Leicester Cityn në xhiron e dytë të Premierligës, shkruan Sinjali Sport.
Londinezët treguan formë të mirë në ndeshjen e parë si vendas në sezonin 2021/22, pasi mposhtën dhelprat me rezultat të thellë 4-1.
Sulmuesi kryesor i ekipit, Antonio me dy gola dhe një asistim vazhdoi formën e mirë që e kishte edhe ndeshjen e kaluar, ndërsa Benrahma me një gol e një asistim ndihmoi ekipin, kurse një gol e realizoi edhe Fornals.
Në tjetrën anë golin e nderit e shënoi Tielemans, përderisa Ayoze Perez la skuadrën me një lojtarë më pak në min e 40-të, pasi u ndëshkua me të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër. /Gazeta Sinjali Sporti/