Përballja londineze nisi xhiron e 15-të në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.
West Hami e mposhti Chelsean në një duel interesant e dramatik, ku rezultati përfundimtar ishte 3-2.
Blutë dy herë kaluan të parët në epërsi, por çekanët barazuan dy herë dhe duke përmbysur gjithçka për t’i fituar tre pikët.
Thiago Silva e hapi llogarinë e golave, Lanzini e barazoi, më pas Mount i kaloi mysafirët sërish në avantazh, por Bowen barazoi prapë për vendasit.
Masuaku me golin e tretë për vendasit, ishte heroi duke fituar këtë takim.
Me këtë humbje Chelsea mbetet në krye me 33 pikë, por fitorja e Liverpoolit dhe e Man Cityt e largon nga pozita e liderit.
West Hami në anën tjetër mbetet në pozitën e katërt me 27 pikë, duke blinduar momentalisht këtë pozicion. /Gazeta Sinjali Sporti/