image West Ham shpreh interesim për sulmuesin e Real Madridit

Futboll

West Ham shpreh interesim për sulmuesin e Real Madridit

news image

Destinacioni i ardhshëm i Mariano Diazit mund të jetë Premier Liga, transmeton Sinjali Sportiv.

‘Daily Mail’ shkruan se sulmuesi spanjoll është në listën e dëshirave të David Moyesit, i cili është duke kërkuar një zëvendësues për Sebastian Haller që u transferua te Ajaxi.

Nëse jo si transferim i përhershëm, atëherë 27 vjeçari mund t’i bashkohet West Ham Unitedit edhe në formë të huazimit.

Real Madrid, Mariano Diaz negativo al Coronavirus"
Mariano Diaz / Real Madrid.

Mariano Diaz është në kërkim të minutave, pasi që deri më tani në këtë sezon ka regjistruar vetëm pesë paraqitje me ‘Los Blancos’.

Përveç Diazit, West Ham United ka si opsione edhe sulmuesin e Bournemouthit, Josh King, atë të Reimist, Boulaye Dia dhe sulmuesin e Arsenalit, Eddie Nketiahn. /Sporti në Sinjali/.