West Ham ka arritur një marrëveshje në parim me Manchester United për Harry Maguire.
Siç raporton SkysSports dhe gazetari Fabrizio Romano, dy klubet kanë rënë tashmë dakord për tarifën prej 30 milion funteve.
Sipas këtyre raportove, kushtet personale do të diskutohen së shpejti dhe nuk pritet të ketë ndonjë problem.
Maguire iu bashkua United nga Leicester për 80 milionë funte në verën e vitit 2019, por klubi po kërkon të largojë lojtarë këtë verë pas nënshkrimit të Andre Onana, Mason Mount dhe Rasmus Hojlund.
West Ham ka bërë gjithashtu një ofertë prej 30 milionë funte për Scott McTominay, por ajo është refuzuar.