image Werder Bremeni shkruan për fitoren e Kosovës dhe Milot Rashicën

Futboll

Sport/ Werder Bremeni shkruan për fitoren e Kosovës dhe Milot Rashicën

news image

Klubi futbollistik Werder Bremen, ka uruar Kosovën për fitoren e shënuar me Malin e Zi.

Klubi gjerman ku luan edhe ylli i Kosovës Milot Rashica, këtë e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.

Tre pikë. Milot Rashica dhe Kosova mposhtin 2:0 Malin e zi dhe janë dy ndeshje larg Euro 2020. Miloti ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes”, ka shkruar Werder Bremen.

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës mbrëmë mposhti Malin e Zi me rezultat të pastër 2:0, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Ndeshja e vlefshme për grupin A, është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./Gazeta Sinjali/