Wayne Rooney ka konfirmuar dëshirën e tij për tu bërë trajner i Derby County pasi që ata shkarkuan trajnerin e tyre para pak ditësh.
Rooney është futbollist i këtij ekipi dhe nëse emërohet trajner ai do të bëhet futbollist-trajner i Derby County, shkruan Sinjali Sportiv.
Derby County garon në ligën e dytë të futbollit anglez, ndërsa për Rooneyn kjo mund të jetë aventura e tij e parë në rolin e trajnerit.