Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker në një intervistë nga shtëpia, ka imituar bashkëlojtarin e tij, Raheem Sterling.
Walker tregonte se sa keq vrapon Sterling dhe se teknika e vrapimit të tij është shumë e dobët, transmeton Gazeta Sinjali.
‘Kush është më i shpejtë në Manchester City? E kam thënë gjithmonë është mese meje dhe Leroy Sanes. Sterling në 10 metrat e para, pastaj teknika e tij fillon të shpërndahet gjithëandej’, u shprehë ai.
Nuk është hera e parë që dikush tallet me mënyrën se si vrapon Sterling. Edhe Hazard sa ishte në Chelsea e kishte imituar./Gazeta Sinjali/