image “Wagner, Wagner”, banorët rusë në përkrahje të ushtarëve të Prigozhinit, i duartrokasin dhe i përqafojnë

Botë

“Wagner, Wagner”, banorët rusë në përkrahje të ushtarëve të Prigozhinit, i duartrokasin dhe i përqafojnë

news image

Banorët e qytetit rus Rostov janë dëgjuar duke brohoritur në mbështetje të trupave të Wagnerit në rrugët e qytetit, derisa këta të fundit po tërhiqen nga qyteti.

Një numër i madh i qytetarëve aty u dëgjuan duke duartrokitur e duke brohoritur emrin e grupit privat Wagner.

Një video tjetër, e shpërndarë në Twitter tregon se si ushtarët në momentin kur u përshëndetën me banorët në Rostov shkëmbyen përqafime.

/GazetaSinjali/