image VV në Shqipëri: Synojmë të shtyjmë përpara çështjen e bashkimit kombëtar

Shqipëri

VV në Shqipëri: Synojmë të shtyjmë përpara çështjen e bashkimit kombëtar

news image

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet në Shqipëri, Boiken Abazi, ka folur për synimet e kësaj partie atje.

Abazi tha që synimet e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri janë të njëjtat si në Kosovë.

“Nga njëra anë, çështja e nacionalizmit progresist shqiptar, të cilin kërkojmë të shtyjmë përpara me hapa drejt bashkimit kombëtar, drejt bashkimit të Kosovës me Shqipërinë drejt mundësisë që shqiptarët në Kosovë e në Shqipëri të kenë të drejtën të votojnë në mënyrë demokratike, për të përcaktuar fatin e tyre dhe të vendosin nëse duan ose jo të jetojnë në të njëjtin shtet”.

“Nga ana tjetër, synimi ynë është një tjetër model zhvillimor edhe për Shqipërinë ashtu edhe siç kemi propozuar edhe në Kosovë, ne mendojmë që duhet një luftë e ashpër ndaj pabarazive të theksuara që janë krijuar si ekonomike, sociale por edhe gjeografike në Shqipëri në mënyrë që t’i japim një mundësi edhe zhvillimit të ekonomisë”, tha ai në Klan Kosova.

/GazetaSinjali/