image VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

Kosovë

VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, VV-ja thotë se “demokracia e brendshme është një nga shtyllat më të rëndësishme të organizimit”.

“Në përputhje me Statutin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurt 2021”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se të gjithë anëtarët e Vetëvendosjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje  duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve nga publikimi i këtij njoftimi.

Në secilën Qendër të Lëvizjes Vetëvendosje janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm. Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet tutje. /Gazeta Sinjali/