image VV-ja e bindur në fitore, po pret bashkëpunimin me Osmanin - Sinjali

VV-ja e bindur në fitore, po pret bashkëpunimin me Osmanin

news image

Vetëvendosja është duke pritur të nisin bashkëpunimet me Vjosa Osmanin, e madje është shprehur e bindur në fitore.

Deputetja e kësaj partie Fitore Pacolli, në një intervistë për EO, ka thënë se po presin datën  e zgjedhjeve, duke shtuar se brenda pak muajve Kosova do të ketë Qeverinë e re.

 “Ne po presim që të caktohet data e zgjedhjeve. Ne e kemi listën me të cilën dalim dhe e publikojmë. Tani për tani ne ende s’kemi vendosur dhe jemi duke e diskutuar brenda Lëvizjes. Po presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ta marrim ta shohim dhe të presim për datën. Ne definitivisht do t’i fitojmë këto zgjedhje”, tha Pacolli.

Deputetja e VV-së gjithashtu ka thënë se janë në pritje të Vjosa Osmanit që të deklarohet përfundimisht rreth nismës së saj.

Më pas shohim se si bashkëpunojmë në të ardhmen. Tani për tani nuk kemi shumë opsione tjera”, tha tutje Pacolli.

Gjykata Kushtetuese me vendimin e 21 dhjetorit rrëzoi Qeverinë e cila udhëhiqet nga kryeministri, Avdullah Hoti. Kjo gjykatë vendosi se vota e deputetit Etem Arifi nuk është e ligjshme, prandaj konstatoi se vendimi i Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, i datës 3 qershor 2020, nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin