image VV: Gjykatat janë kapur nga ekzekutivi ndërsa ekzekutivi nga një rrjet korruptiv

Reagim/ VV: Gjykatat janë kapur nga ekzekutivi ndërsa ekzekutivi nga një rrjet korruptiv

news image

Lëvizja Vetëvendose e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për lirimin nga akuza të pjestarëve të aferës ”Pronto” ku ishin të përfshirë zyrtarë  të partive në pushtet, si dhe zyrtarë me pozita të larta në ekzekutiv, ndërmarrje publike, e prokurori.

Ky subjekt politik përmes një reagimi thekson se vendimi i sotëm dëshmon se  gjykatat janë kapur nga ekzekutivi, dhe ekzekutivi është kapur nga një rrjet korruptiv i ngjashëm me mafian.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës është goditje e drejtpërdrejtë ndaj nevojës së qytetarëve për drejtësi e për institucione ligjore të paanshme. Për më keq dhe si për ironi arsyetimi i Gjykatës ishte se nuk kishte prova të mjaftueshme çka çoi në lirimin e protagonistëve të “Aferës Pronto”, mirëpo vetëm bisedat telefonike të publikuara, emrat e atyre që flasin, dhe temat e bisedave, janë dëshmi të pakontestueshme e prova të qarta se krimi e klientela po qeverisë, dhe janë aty përbrenda institucioneve të drejtësisë.”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.


Lëvizja Vetëvendosjes zotohet se prioritet i saj do të jetë lufta kundër kapjes së shtetit, gjë që do të zbatohet e do të jetë angazhim kryesor gjatë qeverisjes Kurti. Ky subjekt thekson se çlirimi i shtetit dhe institucioneve, dënimi i fajtorëve të pushtetshëm, do të sjellin në Kosovë drejtësi, zhvillim ekonomik, barazi e besim tek shteti e tek e ardhmja.

“Raste të tilla shumë të rënda për vendin dhe shoqërinë po tregojnë ngutjen e kapësve të shtetit për t’i mbyllur çështjet me gjykatat para se të krijohen institucionet e reja. Por njëkohësisht këto raste gjykime skandaloze bëjnë edhe më e ngutshme konstituimin e qeverisë në mënyrë që shteti i së drejtës të fillojë së funksionuari dhe gjyqësori të çkapet, e jo të mbetët vetëm legjitimues i kriminelëve të cilët po vazhdon t’i certifikojë me vulën e pafajësisë si njerëzit më të ndershëm”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje. / Gazeta Sinjali/