image VV e punëson Avni Zogianin e Fushë Kosovës në Komunën e Mitrovicës, ankohet PDK

Politikë

VV e punëson Avni Zogianin e Fushë Kosovës në Komunën e Mitrovicës, ankohet PDK

news image

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Fushë Kosova, Avni Zogiani, është i emëruar politik në kabinetin e kryetarit të Mitrovicës nga ky subkjekt, Agim Bahtiri, shkruan Gazeta Sinjali.

Por një gjë të tillë nuk e ka pranuar, asamblisti komunal i Partisë Demokratike të Kosovës, Remzi Rrahmani, i cili thotë se mosprezenca në punë dhe prejardhja e tij është shkelje.

“Paguhet nga taksat e qytetarëve të Mitrovicës dhe mosprezenca e tij në punë është shkelje. Mitrovica ka njerëz ekspertë të mjaftueshëm, nuk ka nevojë të dalë jashtë komunës së Mitrovicës. Kjo është shkelje edhe në aspektin moral”, tha ai për Klan Kosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Por vetë Zogiani është shprehur se puna e tij nuk është brenda zyrave, gjersa shpjegon se raporti i tij me Bahtirin është ndërtuar që nga koha kur ishte zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Ambientit.

“Puna e anëtarëve të kabinetit është në zyrë, por edhe në terren. Jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për shkak se një pjesë e madhe e punëve të të emëruarve politikë ka të bëjë me punën në terren. Kryetari Bahtiri që në fillim ka pasur një ide që puna ime të jetë koordinimi i raporteve të Komunës së Mitrovicës me akterë jashta komunës”, tha Zogiani.

/Gazeta Sinjali/