Lëvizja Vetëvendosje sot publikoi listën e kandidatëve për deputetë nga komuna e Gjilanit. Por “befasia” e kësaj liste është mospërfshirja e Sami Kurteshit në të, i cili së fundmi është bërë një ndër figurat kryesore të kësaj partie.
Ish anëtari i PDK-së në ditën e fundit të afatit për certifikimin e koalicioneve parazgjedhore, kur u duk se një marrëveshje e VV-së me LDK-në ishte e pamundur, postoi në Facebook një përkujtim për aktivistin e ndjerë, Astrit Deharin, duke akuzuar edhe kreun e LDK-së, Isa Mustafa për vdekjen e tij.
Ky gjest ti tij u cilësua pahijshëm
dhe i papranueshëm, duke marrë parasysh përpjekjet që VV po bënte për koalicion
me LDK-në, si dhe takimet e shpeshta të
kryetarit Albin Kurtit me Isa Mustafën.
Dhe se kjo sjellje e Kurteshi duket se nuk mbeti pa u ndëshkuar.
Redaksia e gazetës Sinjali është përpjekur të kontaktojë z. Kurteshi, për të marrë një koment të tij lidhur me mospërfshirjen në këtë listë, po ai ishte i paqasshëm.
Në listën e Gjilanit do të jenë Ismail Kurteshi, Nevzad Jusufi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Arijeta Rexhepi, Labinotë Demi-Murtezi dhe Alban Hyseni.
Megjithatë, listës i mungon figura më e lartë nga Gjilani dhe ish kandidati për kryetar komune të kësaj partie, z.Sami Kurteshi.