image Lutfi Haziri për Sami Kurteshin: Është heroi im

Politikë

Lutfi Haziri për Sami Kurteshin: Është heroi im

news image

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se e ka pasur shumë të vështirë që të debatonte me ish-kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi, në zgjedhjet lokale të 2017-ës.

Haziri thotë se për shkak të afërsisë familjare është kursyer maksimalisht në debatet e tij me ish-kundërkandidatin Kurteshin, të cilin thotë se e njeh për kontributin e tij para luftës si aktivist.

“Është heroi im”, ka thënë ai.

Haziri kishte fituar zgjedhjet e vitit 2017 dhe është kryetar i Gjilanit, ndërkohë që ka rikandiduar edhe për një mandat.

Haziri thotë se tani garën do ta ketë me VV-në.

 “Në Gjilan rivaliteti ishte LDK-PDK, tash është LDK-VV. Shumë eksponentë të PDK-së në Gjilan kanë aderuar në VV”, tha ai në T7./Gazeta Sinjali/