image Kurteshi pas incidentit në KQZ kërkon që procesverbali dhe kamerat të dërgohen në Prokurori

Politikë

Kurteshi pas incidentit në KQZ kërkon që procesverbali dhe kamerat të dërgohen në Prokurori

news image

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi ka kërkuar që procesverbali i mbledhjes së kaluar në KQZ dhe kamerat të dërgohen në Prokurori. Kjo sipas tij në mënyrë që të dihet saktë se çfarë ka ndodhur në ditën kur u raportua se ai ka sulmuar një zyrtar, pasi ky i fundit nuk e kishte të vendosur maskën.

“Kam lexuar me vëmendje procesverbalin dhe ka të bëjë edhe me një rast që është nxjerr në media në formën qysh është nxjerr.. kërkoj nga përgjegjësi ta dorëzoj procesverbalin në prokurori për rastin.”

“Kërkesa e dytë është që gjithë personat që janë në sallë të vendosin maskën, po hyjnë në sallë dhe nuk po vendosin maskë.”

“E treta, i lus personat që e kanë inskenuar rastin në media duke gënjyer me shku në polici dhe me dhanë deklaratë për mënyrën qysh i kanë keqinformuar mediat.”

“Ditën kur ka ngja ajo kanë qenë 2,541 infektime. E kam bërë një kërkesë të ligjshme mos me pas njerëz pa maska në institucion.”

“Kjo është edhe në procesverbal dhe unë kërkoj që të dërgohet në prokurori.”

“Kërkoj që procesverbali me u dërgu në prokurori dhe përgjegjësit me i dërgu kamerat e korridoreve në prokurori me u ditë çka ka ngja atë ditë”, tha ai. 

Kujtojmë se më 25 gusht u raportua se Sami Kurteshi ka shtyrë një zyrtar të KQZ-së që nuk mbante maskën. Por, një gjë të tillë ky i fundit e kishte mohuar për Gazetën Sinjali.

“Jo, nuk është e vërtetë. Është gënjeshtër”, ka thënë shkurtimisht Kurteshi për Sinjalin.

Kurse Policia e Kosovës, kishte demantuar deklaratën e Kurteshit disa orë më pas duke konfirmuar se është iniciuar hetimi për rastin sulm. /Gazeta Sinjali/