Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se deklaratat e zëvendës kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, janë keqkuptuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se prania e Policisë së Kosovës në pikat kufitare do të mbetet. Gjithashtu sipas tij parimi i recipocitetit do të vazhdojë të mbes në fuqi.
Postimi i plotë:
Tri keqkuptime të qëllimshme nga deklarata e zv.kryeministrit Besnik Bislimi:
1. Në pikat kufitare do të jetë Policia e Kosovës, pra SHTETI i Kosovës, vetëm Njësia Speciale zëvendësohet me Kfor;
2. Parimi i reciprocitetit mbetet në fuqi, siç bëhet me targat e Kosovës do të bëhet edhe me ato të Serbisë;
3. Targat KM (akronimi serbisht për Komunën e Mitrovicës) nuk përbëjnë përjashtim, ato janë dhe mbeten ilegale për shtetin e Kosovës. /Gazeta Sinjali/