image VV beson se Vjosa Osmani do ta shfuqizojë vendimin për emërimin e Flakron Shalës konsull në Pragë

Kosovë

VV beson se Vjosa Osmani do ta shfuqizojë vendimin për emërimin e Flakron Shalës konsull në Pragë

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar pas emërimit të djalit të deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala si konsull i Kosovës në Pragë të Çekisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nagavci ka thënë se emërimi i Flakron Shalës konsull pa asnjë ditë pune në Ministri të Jashtme, ka shpërfillur tërësisht kërkesat dhe kriteret ligjore, teksa ka shtuar se pret nga u.d së presidentes, që ta shfuqizojë vendimin për Shalën.

Postimi i plotë i Nagavcit:

Shërbimi i jashtëm diplomatik është pasqyrim i shtetit dhe interesave shtetërore. Degradimi politik e partiak i shërbimit të jashtëm, deformon dhe dëmton rëndë interesat shtetërore në sferën ndërkombëtare.

Kosova ka nevojë për ambasadorë/e dhe konsuj profesional, më integritet dhe që përzgjidhen e emërohen në rrugë ligjore dhe në interes të shtetit, e jo emërime mbi baza të interesave partiake, familjare e si shpërblim për shërbime të brendshme private të tyre”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Rruga ligjore se si mund të bëhet dikush diplomat është e qartë. Ky nuk është rasti me vendimin e ish Presidentit Thaçi për emërimin e konsullit në Pragë. Emërim i Flakron Shalës konsull i Republikës së Kosovës pa kandiduar asnjëherë dhe pa asnjë ditë pune në MPJD, ka shpërfillur tërësisht kërkesat dhe kriteret ligjore.

Unë besoj dhe pres që U. D. e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, të shfuqizojë vendimin e Presidentit të mëhershëm për emërimin e konsullit në Pragë, duke mbrojtur kështu integritetin e shërbimit diplomatik të Kosovës nga ndërhyrje të tilla me pasoja të mëdha./Gazeta Sinjali/