Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Vushtrri i cili nga Policia është cilësuar si “Rrezikim i Trafikut Publik”.
Policia bën të ditur se vozitësi me kamion, nga pakujdesia ka kapur kabllot e rrymës dhe të postës, që pastaj ka shkaktuar rrëzimin e shtyllës, e cila ka goditur një veturë.
Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj (njëri i mitur) dhe një femër kosovar (e mitur), të cilët ishin në veturë.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.