image Vushtrriasi kërcënon me jetë ish të dashurën e tij serbe, ajo e denoncon në Polici   
[wp-story id="814678"]

Siguri

Vushtrriasi kërcënon me jetë ish të dashurën e tij serbe, ajo e denoncon në Polici   

news image

Problemet mes çifteve shpesh herë nuk marrin fund me ndarje. Personat e pakënaqur me vendimin për t’i ndarë rrugët, në shumë raste u shkaktojnë telashe partnerëve të tyre, duke i kërcënuar e shantazhuar në forma të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Vushtrri, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar me jetë ish të dashurën e tij e cila është shtetase e Serbisë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se përballë kësaj situate 29-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se me të dyshuarin ka qenë në lidhje dashurie, por ka disa ditë që është ndarë prej tij.

E kjo situatë duket të mos i ketë pëlqyer fare vushtrriasit, i cili dyshohet se e ka kërcënuar me vrasje viktimën dhe të njëjtën e ka paralajmëruar se do t’ia djegë të gjitha gjërat personale të cilat kanë mbetur në banesën në të cilën bashkëjetonin.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion të Policisë ku para hetuesve policorë ka pranuar se ka dërguar mesazhe kërcënuese në drejtim të viktimës. Ai është arsyetuar se këtë e ka bërë nën ndikim të nervozes së momentit, teksa ka premtuar se asnjëherë nuk do të bëjë më një gjë të tillë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/