Një person në Vushtrri është arrestuar për një vjedhje të pazakontë.
Siç njofton Policia, ai kishte vjedhur 23 copë betoni anësore të rrugës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Vushtrri 16.05.2020 – 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte vjedhur 23 copë anësore betoni të rrugës. Nga i dyshuari janë konfiskuar anësoret e betonit”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, rasti ka shkaur në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/