Dje në Vushtrri një person ka shkaktuar vetaksident si pasojë e të cilit janë lënduar tre persona, raporton Gazeta Sinjali.
Dyshohet se vetaksidenti u shkaktua nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, ku shoferi ka humbur kontrollin mbi veturën.
“Raportohet se i dyshuari mashkull derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës , humb kontrollin ndaj veturës dhe vetaksidentohet. Si pasojë e aksidentit, tre pasagjer pësojnë lëndime trupore dhe dërgohen për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/