image Vushtrria dhe Drenica ndahen me barazim

Futboll

Sport/ Vushtrria dhe Drenica ndahen me barazim

news image

Ndeshja në mes të Vushtrrisë dhe Drenicës ka përfunduar me barazim në kuadër të javës së pestë në Ipko Superligë.

Ndeshja përfundoi me rezultat përfundimtar 2:2.

Drenicën në epërsi fillimisht e kaloi Qemail Elshani në minutën e gjashtë.

Vendasit barazuan rezultatin përmes Ian Agustos që pasi pranoi një top të bukur afër zonës, gjuajti për mrekulli dhe realizoi për 1-1.

Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat realizuan nga një gol për t’u ndarë në fund baras 2-2.

Harmon realizoi fillimisht për mysafirët, para se të barazohej rezultati në 2-2 nga Nertil Hoxhaj./Gazeta Sinjali/

Image may contain: text