Ndeshja në mes të Vushtrrisë dhe Drenicës ka përfunduar me barazim në kuadër të javës së pestë në Ipko Superligë.
Ndeshja përfundoi me rezultat përfundimtar 2:2.
Drenicën në epërsi fillimisht e kaloi Qemail Elshani në minutën e gjashtë.
Vendasit barazuan rezultatin përmes Ian Agustos që pasi pranoi një top të bukur afër zonës, gjuajti për mrekulli dhe realizoi për 1-1.
Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat realizuan nga një gol për t’u ndarë në fund baras 2-2.
Harmon realizoi fillimisht për mysafirët, para se të barazohej rezultati në 2-2 nga Nertil Hoxhaj./Gazeta Sinjali/