Kryesia e OVL-UÇK-së në Fushë Kosovës kanë reaguar për vdekjen e veteranes së UÇK-së njëherit pjesëtares së Policisë së Kosovë, Miradije Berisha, duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës, raporton Gazeta Sinjali.
“Të nderuar bashkëluftëtarë, Anëtarë të Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të OVL UÇK-së, Dega në Fushë Kosovë. Ju informojmë se sot ka ndërruar jetë veteranja e UÇK-së, Miradije Berisha. Varrimi bëhet nesër (e shtunẽ), datë 09.12.2023, ora 15:30, në varrezat e fshatit Grabovc i poshtëm. Ngushllime familjes Berisha! Kryesia,OVL UÇK – Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Për vdekjen e Miradijes kanë reaguar edhe kolegët e saj, teksa e përshkruajten të njëjtën gjithmonë të gatshme në mbrojtje të jetës së qytetarëve.
Po ashtu të njëjtit njoftojnë se varrimi i saj do të bëhet me ceremoni ushtarake.
“Sa po morem lajmin e hidhur per vdekjen e MIRADIJE BERISHA.Sot ti hoqe dorë nga lufta për jetë, ti sot u ndave nga me te dashurit tuaj, po ashtu i dhatë fund rrugëtimit tende ne mbrojtjen e vlerave te kesaj toke, fillimisht duke u kqyre nën emblemën e UÇK-së, duke mos hezituar për asnje qast qe edhe jetën ta japesh qe te tjerët pas teje te jetojnë ne lirë, dhe me pas duke iu bashkangjitur prap uniformës se kaltër, duke vene jetën tende ne mbrojtje te jetës se qytetarve, neve na mbetet te jetom në kujtimet qe lanë gjurmë te thella tek te gjitha ata qe te kanë njohur, e ty bashkluftëtarija, kolegia, mikja jonë i lehtë te qoftë dheu i KOSOVËS qe e deshe kaq shumë! vorrimi ,do te behet me ceremoni Ushtarake ne 15.30 ne fshatin Grabovc i poshtum”, thuhet në njoftimin e njërit nga kolegët e saj, Selman Qerimi.