image Vullnetarët e parë në Britani injektohen me vaksinën testuese ndaj koronavirusit

Botë

Vullnetarët e parë në Britani injektohen me vaksinën testuese ndaj koronavirusit

news image

Dy vullnetarë në Britani janë injektuar me një vaksinë të mundshme – testi i parë njerëzor që do të zhvillohet në Evropë, raporton BBC.

Më shumë se 800 njerëz ishin rekrutuar për studim.

Gjysma do të marrë vaksinën për Covid-19 dhe gjysmën e vaksinës kontrolluese e cila mbron nga meningjiti por jo nga koronavirusi.

Vullnetarët nuk do të dinë se cilën vaksinë po marrin.

Vaksina u zhvillua në më pak se tre muaj nga një ekip në Universitetin e Oksfordit.

Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në Institutin Jenner, drejtoi studimin para-klinik.

Prof Gilbert më parë tha se ajo ishte “80% e sigurt” se vaksina do të funksiononte, por tani preferon të mos vendosë një shifër në të, duke thënë thjesht se është “shumë optimiste” për shanset e saj.