image Vulin e quan Tahirin gjyshe të çmendur: Ajo nuk ka fëmijë, për këtë flet për luftën

Kosovë

Ofendim/ Vulin e quan Tahirin gjyshe të çmendur: Ajo nuk ka fëmijë, për këtë flet për luftën

news image

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të ish-shefes së ekipit negociator të Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahirit, se “do të ketë luftë nëse Serbia nuk e njeh Kosovën”.

Vulin e ka quajtur Tahirin gjyshe të çmendur, duke shtuar se flet për luftin për shkak se nuk ka fëmijë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nuk ka fëmijë të saj Tahiri dhe kjo është arsyeja pse ata hidhen kaq lehtë në luftë. Edhe kur ishte në detyrë, ajo nuk ishte vetëm, dhe tani që askush nuk kërkon asgjë, ajo është plotësisht e çmendur. Gjyshja e çmendur ”, tha Vulin.

Vulin ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Përsëri, nuk ka asnjë Kosovë të pavarur dhe një pikë”, ka theksuar Vulin. /Gazeta Sinjali/