image Vulin: Derisa Vuçiq udhëheq Serbinë, Kosova s’do të jetë shtet - Sinjali

Vulin: Derisa Vuçiq udhëheq Serbinë, Kosova s’do të jetë shtet

news image

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të vërtetën kur ka pohuar se “Aleksandar Vuçiq është problemi më i madh i Kosovës’’.

”Kurti nuk sulmon Tadiqin, as ndonjë politikan tjetër që udhëhoqi Serbinë, por vetëm Aleksandar Vuçiqin”.

Kjo sjellje e Kurtit sipas Vulin ka një arsye.

”Kurti e di se ndërsa Aleksandar Vuçiq udhëheq Serbinë, Kosova nuk është dhe nuk do të jetë shtet”, ka thënë Vulin për HRT.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin