image Vulin: “Bota serbe” e vetmja pengesë për “Shqipërinë e Madhe”

Politikë

Vulin: “Bota serbe” e vetmja pengesë për “Shqipërinë e Madhe”

news image

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka lëshuar një qëndrim pas deklaratës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku tha se qëllim politik të karrierës e ka bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Vulin ka thënë se pas kësaj deklarate të gjithë heshtën, duke shtuar se prandaj serbët duhet folur, raporton Kosovo-online.

“Kur Rama tha se ka për qëllim bashkimin e Kosovës dhe Shqipërinë, vendet ballkanike heshtën, UNMIK që kontrollon Kosovën sipas Rezolutës 1244 heshti dhe BE nuk po lëshon qëndrimin e famshëm ‘të përmbahen të dyja palët'”.

“Unë thërras për unitet të serbëve dhe them se qëllim i gjeneratës sonë është krijimi i ‘Botës serbe'”, është shprehur Vulin.

Ai ka thënë se ky projekt është e vetmja pengesë që mund ta ndalë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. /Gazeta Sinjali/