image Vuçiqi e quan budallallëk një deklaratë të Osmanit, i reagon Zyra e Presidentes

Politikë

Vuçiqi e quan budallallëk një deklaratë të Osmanit, i reagon Zyra e Presidentes

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur budallallëk deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se Serbia është vegël që Rusia e përdor për ta destabilizuar Ballkanin, shkruan Gazeta Sinjali.

Për këtë deklaratë të Vuçiqit i ka reaguar shefi i kabinetit të Presidentes Osmani, Blerim Vela.

Shefi i kabinetit të Presidentës, Vela, politikën e Vuçiqit e ka quajtur krejtësisht pa shije.

Politika plehrë e Vuçiqit mund të jetë tërheqëse për audiencën e TV Pink ose TV Happy, por është krejtësisht pa shije”, ka shkruar Vela.

Vela e ka quajtur Vuçiqin politikan frikacak që pasiguritë sipas tij i projekton përmes tregimeve seksiste dhe të dhunshme.

Realiteti është se ai është politikan frikacak që vazhdimisht i projekton të gjitha pasiguritë e tij përmes tregimeve seksiste dhe të dhunshme. Rritu, derište!”, shkroi Vela në Twitter.

“Derište”, fjala që Vela e përdori në serbisht, do të thotë fëmijë i llastuar.

Vuçiq tha sot se është krenar për politikën që e ndjek Serbia.

Unë jam krenar për politikën që po ndjekim. Ne mund të jemi një nga vendet e pakta të pavarura në këtë pjesë të Evropës dhe jam krenar për këtë. Në vendin tonë askush nuk vendos përveç nesh dhe çfarë lëvizjesh politike dhe ekonomike do të Përveç kësaj, jam krenar dhe kjo është një nga politikat që jam i sigurt se qytetarët e Serbisë do të duan ta trashëgojnë edhe pas zgjedhjeve të ardhshme”, tha Vuçiq.

Ata që nuk e kuptojnë këtë dhe a duhet t’u përgjigjem? Është një truk i mjerë që e përdorin sepse kur nuk dinë çfarë të thonë kundër Serbisë, thonë se jemi të lidhur me Rusinë dhe Kinën. Politika jonë është një Serbi e pavarur, sovrane, e lirë në rrugën evropiane, por që respekton miqtë e saj rusë, kinezë dhe amerikanë”, tha Vuçiq. /GazetaSinjali/