image Vuçiq thotë se është i gatshëm të rinis dialogun me qeverinë e re të Kosovës
[wp-story id="814678"]

Politikë

Vuçiq thotë se është i gatshëm të rinis dialogun me qeverinë e re të Kosovës

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka shprehur gatishmëri për rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi, menjëherë pas formimit të qeverisë së re në Kosovë.

Vuçiq ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet të kenë marrëdhënie të mira nëse dëshirojnë të jetojnë në paqe.

“Serbët dhe Shqiptarët përfaqësojnë dy nga kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe ne duhet të kemi marrëdhënie të mira nëse dëshirojmë të jetojmë në paqe”, ka thënë Vuçiq për mediumin serb B92.

Deklarata e presidentit serbe erdhi pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me dekretin e presidentit Thaçi për emërimin e mandatarit të ri për formimin e qeverisë./Gazeta Sinjali/