image Vuçiq takohet me Macronin në Paris

Rajon

Vuçiq takohet me Macronin në Paris

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tashmë ka arritur në Pallatin Elysee, ku u prit nga presidenti francez, Emmanuel Macron, shkruan Gazeta Sinjali.

Vuçiq ka mbërritur për një vizitë dy ditore në Paris, ku nesër do të marrë pjesë në Forumin e pestë të Paqes.

Ndryshe, në Paris po qëndrojnë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët sipas burimeve të Sinjalit, pritet të takohen në Paris me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Nga Bashkimi Evropian është paralajmëruar që të premten Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, do të takohet në takime ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

285444 vuc 2 iff
285441 vuc 1 f

/GazetaSinjali/